Një mjek britanik ka mbetur viktimë e një gabimi tragjik, që ai bëri gjatë pushimeve në Afrikën e Jugut.
Mjeku 40-vjeçar ishte me pushime bashkë me dy të afërmit e tij kur ai hyri me makinë në qytezën Nyanga të Cape Town, pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit.
Ai papritur ngatërroi kthesën që duhet të merrte nga aeroporti dhe u bllokua në mes të protestës së dhunshme të shoferëve të taksive.
Sipas deklaratës së policisë mjeku kur devijoi u nis drejt Nyanga dhe në lagjen Ntlangano Crescent, një numër protestuesish iu afruan automjetit të tij, duke e qëlluar për vdekje.
Nyanga është një nga vendet më të rrezikshme në Afrikën e Jugut, ku 74 njerëz vriten çdo ditë.
Ngjarja sakaq, ka ndodhur në një kohë kur grevat e dhunshme nga taksistët kanë shpërthyer në Cape Town, pasi oficerët e policisë filluan konfiskimin e automjeteve të paligjshme.
Por, sindikata kombëtare e taksive ka thënë se anëtarët e saj nuk po nxisin dhunën dhe të tjerët po përdorin grevën si një justifikim për të nisur protestat e tyre./m.j