Një 41-vjeçar është nxjerrë i pajetë nga liqeni i Belshit. Policia njoftoi se mesditën e kësaj të mërkure mori një njoftim se dyshohej se një person ishte mbytur një person.
Menjëherë atje kanë shkuar uniformat blu dhe zjarrfikësit, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër veçse të nxjerrin të vdekur 41-vjeçarin.
Sipas deklarimeve të para të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/a.r