Të paktën 41 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pasi varka me të cilën lundronin, u përmbys dhe u fundos në Kanalin e Siçilisë.
Sipas asaj që raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA, varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi. Tragjedia mësohet se u tregua nga 4 të mbijetuar, 3 burra dhe 1 grua, që u shpëtuan nga autoritetet italiane mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportuan në Lampedusa.
Të mbijetuarit treguan për rojen bregdetare italiane se ishin nisur në varkë ndodheshin 45 persona, mes të cilëve 3 fëmijë. Rreth 6 orë pasi ishin nisur, mjeti lundrues rreth 7 metra i gjatë u përmbys për shkak të një dallge të madhe.
Sipas të mbijetuarve, të gjithë emigrantët që ndodheshin në të përfunduan në det. Vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi, por u mbytën gjithsesi.
/a.r