Pasi pa dhe promovoi plazhet shqiptare, gazetari i gazetës së njohur italiane “La Repubblica”, ka zhvilluar një intervistë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila tregoi synimet për ta bërë Shqipërinë destinacionin kryesor të të huajve për të pushuar.
“Zhvillimi i turizmit shqiptar nuk do të fokusohet vetëm në bregdet, por në të gjithë vendin dhe gjatë gjithë vitit. Kjo është arsyeja pse ne jemi angazhuar në rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në 30% të territorit deri në vitin 2030. Gjithashtu, me stimuj nga ana e politikave shtetërore synojmë të zgjerojmë aktivitetin agroturistik, në mënyrë që fermerët jo vetëm të prodhojnë, por t’i transformojnë produktet e tyre në një art të mikpritjes. Kjo është receta jonë për të menaxhuar flukset.”
Kumbaro tregon për gazetën italiane, se ministrisë që ajo drejton nuk i është dashur të shpenzojë për promovimin e Shqipërisë, pasi të tjerë e kanë bërë atë shumë mirë.
“Ministrisë sonë nuk i është dashur të shpenzojë asnjë cent për promovim mediatik. Është meritë e blogerëve, festivaleve verore dhe eventeve, disa me rëndësi historike si p.sh shpallja e lumit Vjosa si Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë. Këta kanë promovuesit tanë më të mirë. Mendoj se ky është marketingu më i mirë dhe më i qëndrueshëm”.
“La Repubblica” i shtohet listës së mediave që promovojnë Shqipërinë ndërkombëtarisht për potencialet turistike që ka për të ofruar.
/a.r