Faktet nga shkencëtarët, lidhur me ekzistencën e jetës jashtëtokësore, mund të publikohen brenda një muaji, të paktën kështu pretendon një ndër fizikantët e Harvard.
Copëzat e vogëla të metalit, të zbuluara në vendin e rrëzimit të një UFO-je të ngjashme me meteorët, që u zhyt në Oqeanin Paqësor në vitin 2014-të, ishin aq të fortë sa të ishin potencialisht ‘ndonjë aliazh artificial’, sipas profesorit të fizikës në Harvard, Avi Loeb.
“Ka mundësi të jetë artificiale, një anije kozmike“, ka thënë Loeb.
Loeb, i cili është edhe drejtuesi “Institute for Theory and Computation” në Harvard-Smithsonian Center për Astrofizikën, ka thënë se rezultatet e analizave të këtij muaji do të zbulojnë përfundimisht kontaktin e parë të njerëzimit me alienët.
Loeb raporton se të paktën katër institucione kërkimore janë momentalisht duke trajnuar pajisjet dhe personelin shkencor në lidhje me monstrat nga copëzat e metalit të gjetur.
Copëzat e metalit, të cilat kanë formë sferike me një diametër nga 0.1mm deri në 0.7mm, mendohet se kanë ardhur nga një objekt që vjen jashtë sistemit tonë diellor, kjo bazuar në analizat e Loeb dhe një ish-student, si edhe nga shkencëtarët e “US Space Command”
“Jemi në rrugën e duhur për të zbuluar se nga cfarë përbëhët ky meteor dhe nëse ka një prejardhje teknologjike apo jo,” ka shtuar Loeb.