Negociatori socialist Taulant Balla u shpreh se me homologun demokrat Oerd Bylykbashi është rënë dakord për gjithçka dhe nuk do të ketë nevojë për bisedime të tjera.
“Besoj se kemi arritur një draft dhe nuk do të ketë nevojë për negociata të tjera. Nesër në Kuvend do të kemi zbardhur gjithë dokumentacioni, edhe për formularin e deklarimit”, tha Balla.
Ai përgënjeshtroi deklaratën e Sali Berishës, ndonëse pa ia përmendur emrin, se nuk është arritur asnjë marrëveshje.
“Ka pasur një keqinterpretim dhe keqinformim, jo nga Bylykbashi, por nga folës të tjerë të SHQUP-it, për çështje të negociatave. Është konfirmim i një vazhdimësie 25-vjeçare. Ne kemi rënë dakord shumë më përpara, gjithçka që thuhet nuk është e vërtetë. Kemi mbyllur gjithçka, në mënyrë që brenda datës 6 mars të kemi aktet ligjore”, deklaroi Balla.