Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do t’i bashkohet panelit të liderëve të rajonit në Forumit Strategjik të Bled të Sllovenisë që mbahet në 28 dhe 29 Gusht.
Forumi strategjik i Bled-it me titull “Solidariteti për të ardhmen globale” organizohet për herë të 18-të. Forumi i këtij viti do të përmbajë tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.
Një panel për Ballkanin Perëndimor është planifikuar në nivelin e ministrave të Jashtëm, në ditën e dytë të forumit më 29 Gusht 2023.
Në këtë panel për Ballkanin Perëndimor është planifikuar pjesëmarrja e të dërguarit special të BE-së për dialogun Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak.
Forumi strategjik i Bled do të jetë, siç thuhet në platformën zyrtare është, një mundësi për të theksuar rëndësinë e procesit të integrimit evropian, sepse Brukseli nuk duhet që të ngadalësojë integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
/a.r