Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian mësohet se ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Federica Mogherini po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta, ndërsa në orën 19:00 ajo pritet të mbajë edhe një fjalë në Kuvend.
Referuar axhendës së saj, Mogherini pritet që nga ambientet e Kryeministrisë të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Ramën, ndërkohë që edhe një takim kortezie me presidentin është parashikuar gjatë vizitës së Mogherinit sonte në Tiranë.