Policia e Elbasanit ka parandaluar një ngjarje kriminale, teksa ka arrestuar një 48-vjeçar që kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste me sëpatë.
Në pranga ka rënë shtetasi A. L., 48 vjeç, banues në Elbasan.
“Në vijim të hetimeve të thelluara për veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi, u sigurua informacion se 48-vjeçari, në një parcelë në pronësi e tij, në fshatin Vreshats, kishte kultivuar fidanë narkotikë. Në bazë të këtyre informacioneve, janë organizuar kontrolle në këtë pronë ku janë gjetur dhe asgjësuar 40 fidanë narkotikë kanabis sativa që dyshohet se ishin kultivuar në kubikë, nga shtetasi A. L.”, bëri me dije policia.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi sëpatën me të cilën shtetasi A. L. kanoste bashkëshorten, një përforcues grushti, si dhe disa nga fidanët narkotikë, pasi pjesa tjetër e tyre u asgjësua nëpërmjet djegies.