Robin Krasniqi fitoi titullin “W Bi Si Silver” në kategorinë gjysmë të rëndë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi mposhti boksierin francez Naxhib Muhamedi.
Kundërshtari i boksierit nga Kosova u skualifikua në raundin e nëntë, për shkak se pesë herë ai e goditi kundërshtarin në vende të palejuara. Kur u ndërpre sfida, Krasniqi ishte përpara me pikë krahasuar me kundërshtarin e tij.
Boksieri nga Juniku shkon në 53 fitore, ndërsa ka pësuar edhe shtatë humbje. Ndërsa Mohamedi, me origjinë algjeriane pësoi humbjen e dhatë shënon ka edhe 45 fitore.
Në përfundim të ndeshjes, Krasniqi falënderoi tifozët që e kanë mbështetur në këto 18 vite dhe është i lumtur që ka sjellë tituj. Për të fitorja në Prishtinë, ishte një ëndërr e realizuar.