Zbardhen detaje nga operacioni i policisë së shtetit që evidentoi parcelën me 125 bimë kanabis brenda territorit të repartit ushtarak të Zall Herrit, një prej reparteve më të rëndësishme të ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s.
Ishte droni i policisë që kontrollon sipërfaqet e mbjella me kanabis, që identifikoi sipërfaqen e mbjellë në territorin e repartit.
Sipas burimeve të policisë, bimët ishin mbjellë rreth 2 muaj më parë dhe kishin arritur një lartësi mbi 50 cm.
Hetimet e policisë dhe prokurorisë do të zbulojnë personat që i mbollën bimët narkotike dhe përse drejtuesit e repartit nuk e raportuan situatën.