Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, i cili u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Në kuadër të ceremonisë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të ditës së sotme, në hollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të zhvillohen homazhe.
Canaj ka pasur një karrierë 40-vjeçare në Policinë e Shtetit.
Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i Policisë në Durrës, Drejtor i Policisë në Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, zv/ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.
/a.r