Albana Vokshi ka deklaruar se Edi Rama e admiron dhe flirton me të, ndërsa kryeministri nuk përpiqet ta fshehë.
Edhe pse Vokshi ishte një nga protagonistet e protestës së grave te kryeministria, Rama nuk ia ka marrë për keq dhe këtë e tregon fotoja, ku kryeministri dhe deputetja bëjnë humor me njëri-tjetrin në Kuvend.
Në tavolinë me Vokshin ishin edhe Mesila Doda e Olta Xhaçka. Rama ka shkuar atje dhe ka shkëmbyer batuta me Pamelën, siç e quan ai Vokshin, shkruan Tema.