Tragjedi për një familje shqiptare. Pësojnë aksident në Kroaci. V desin nënë e bijë, babai dhe djali rëndë në spital.
Mediat shkruajnë se viktimat e këtij aksidenti të rënë janë nënë e bijë nga Kosova dhe një 33 vjeçar që ishte në makinën Volkswagen T-Roc nga zona e Zarës, ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin.
Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë gjermane, tip BMW, e cila nga përplasja është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhe nxjerr shqiptarët që ndodheshin brenda.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje shkaqet e këtij aksidenti, teksa autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe gjatë ditës do të japin më shumë informacione.
/a.r