Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se reforma e sektorit të ujësjellës kanalizimeve po sjell rezultate të prekshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se ndërmarrja e UK të Durrësit, një nga problematiket, tanimë është bashkuar me katër ndërmarrje të tjera, duke krijuar kështu një nga 15 ndërmarrjet e reja, të lindura nga reforma e MIE në këtë sektor.
Sipas Ballukut, Parametrat dhe rezultatet e 12 muajve të fundit flasin për një sukses të qartë të kësaj reforme, teksa shtoi se do të vazhdohet me përmirësimin e proceseve dhe shëndoshjen financiare të sektorit të ujësjellës kanalizimeve në vend.
“Reforma e sektorit të ujësjellës kanalizimeve po sjell rezultate të prekshme. Ndërmarrja e UK të Durrësit, një nga më problematiket edhe për shkak të sistemeve të shumta të pompimit, sot është agreguar me katër ndërmarrje të tjera, duke krijuar kështu një nga 15 ndërmarrjet e reja, të lindura nga reforma e MIE në këtë sektor jetësor, ashtu si drejtori i Agregimit të Durrësit , Spartak Kovaçi shpjegon në këtë video. Parametrat dhe rezultatet e 12 muajve të fundit flasin për një sukses të qartë të kësaj reforme, arritje të cilat i ndajmë në mënyrë transparente me publikun.
Mbetet gjithmonë mister disinformimi, që rrjedh nga disa media, për më tepër që pretendojnë të jenë të specializuara në fushën ekonomike, vjen si pasojë e mosdijes , apo janë segmente të caktuara që kërkojnë të baltosin punë të mira dhe reforma transformuese? Në të dyja rastet na vjen keq për nivelin që kanë rënë, pasi punën tonë, nuk e ndalin as disinformuesit e as gjobaxhinjtë. Kemi parë shumë e kush e di sa do shohim akoma, rëndësi ka që ne vazhdojmë përmirësimin e proceseve dhe shëndoshjen financiare të sektorit të ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri. Shifrat flasin vetë!”, shkruan Balluku në Facebook.
/a.r
Ju i qani reformat sh balluku,bashke me komandantin k/hajdutin edvin karapushtin,spo leni gje pa vjedhur.Por vareni vethe ne veshe,ja keni bere gjemen vetes aqe shume sa zdo gjeni bire ku te futenid,o ta paguani si frengu pulen.