Presidenti Bajram Begaj i ka shprehur solidaritetin e tij presidentes Nataša Pirc Musar dhe popullit slloven të prekur nga përmbytjet katastrofike.
“Shpreh solidaritetin tim ndaj Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë të prekur nga përmbytjet katastrofike. Lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Shpresojmë për një rimëkëmbje të shpejtë!”, shkruan Begaj në një postim në Twitter.
Moti i keq që ka përfshirë Slloveninë ka shkaktuar deri më tani vdekjen e të paktën 3 personave, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuuar. Autoritetet atje kanë paralajmëruar se përmbytjet pritet të intensifikohen me kalimin e orëve ndërsa u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi.
/a.r