Ish-deputeti Myslym Murrizi ka folur me tone të ashpra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të mbledhur nga Sali Berisha pasditen e së premtes.
Murrizi është shprehur kritik për faktin se të drejtën e firmës e ka Gazment Bardhi, duke theksuar se kjo ngjall pasiguri.
“Treçereku i atyre që na kafshuan pas shpine do të ishin në kokërr burg si hajdutë. Ça vlera ka Flutura Açka me 1100 veta në Elbasan, kush është Oriola Pampuri? Kush është Dritani apo Kreshniku?!”, tha ai.
Ndërsa iu drejtua Berishës duke i thënë: “Po të ishte emri yt në atë fletë votimi, do kishim marrë më shumë vota, por ishte ai i Metës.”
“Do të doja që në mbledhje të diskutonin anëtarëve Këshillit Kombëtar të PD. Jam ndjerë keq. Se di si është ndjerë zoti Noka, kur me firmat e atyre që i kanë kërkuar t’ia japë, i ka shkarkuar vetë. Noka, që është sekretar, ia jep firmën, Bardhit për sekretar, kjo është tallje. Fakti që Bardhi ka të drejtë firme, ngjall pasiguri për PD-në.
Nëse e shihni kështu dhe thoni se çdo gjë po shkon vaj, e keni gabim. Jam dakord me atë çfarë thotë zoti Berisha, por të mos shkojmë ne tek ata, por të vijnë ata tek ne. Del Korreshi dhe thotë; unë makinën e parkoj te PD. Pse ça është PD-ja është parkim? Pse atë duam ne se ku e parkon makinën Gazi?
Koha do t’i zbuloj. Jo më larg se dje, Gazment Bardhi tha ‘Basha është njësoj si Berisha’. Ky parimor i madh. Unë kam që në vitin 1997 në opozitë me ju dhe nuk e ndryshoj qëndrimin tim. PD ka vuajtur nga ‘shqyerja e dyerve’.
I shtytë dyert në vitin 2005, po ku i ke sot Bashën, Benet Beçin për Majlinda Bregun! U bënë biznesmenë, një më ndërtimet, një me zyrë konsulence. Shyqyr që s’ka pasur as Facebook në 2005-2013 dhe s’ka pasur asnjë teknologji.
Treçereku i atyre që na kafshuan pas shpine do të ishin në kokërr burg si hajdutë. Ça vlera ka Flutura Açka me 1100 veta në Elbasan, kush është Oriola Pampuri? Kush është Dritani apo Kreshniku?!
Ndaje mendjen se nuk shkon. Unë kërkoj lëvizje konkrete për të ndryshuar ligjin në Kuvend nga ju deputetët këtu. Partitë duhet të ndajnë mendjen se çfarë do bëjnë për zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk shkoj dot te Ilir Meta.
S’kam asgjë personale me të, por kur u nda me Nanon në 2004 ishte si ndarje marksiste-leniniste. Nuk më bëjnë duart. Po të ishte emri yt, (Berisha) në atë fletë votimi, do kishim marrë më shumë vota, por ishte ai i Metës”, u shpreh ai.
/a.r
Murrizi ka 90 perqind te drejte? Por nuk ja mban bytha ti thote Sales qe te iki. Koha jote ka mbarura? Ik mos e perca PD me keq se çe ke bere? Se e keqja e PD dhe e Shqiperise je ti Sali