Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë, teksa transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Ndërsa 2 bashkëpunëtorët e tij, u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur policët.
Po ashtu dy bashkëpunëtorët e tij, Gilberto Mako 34 vjeç dhe Besmir Papa 38 vjeç u ndaluan, pasi u kapën duke lëvizur me një automjet tjetër me qëllim mbikëqyrjen e rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 500 euro dhe 25000 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.