Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, raportohet se po konsideron largimin drejt Amerikës në fund të sezonit. 32-vjeçari, që aktualisht po mungon për shkak të lëndimeve, do të mbetet pa kontratë që nga vera e 2017-ës dhe mësohet se nuk ka pasur akoma marrëveshje për një kontratë të re.
Los Angeles Galaxy dhe New York City janë të interesuara për shërbimet e italianit me përvojë dhe, sipas “Corriere dello Sport”, De Rossi është i hapur për kalim në MLS.