Shtetasit e arrestuar këtë të premte për mashtrim i shkruanin përmes aplikacionit “Telegram” një biznesmeni, duke u prezantuar si kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.
“Jam Ermal Dredha dhe më duhen 35 mijë euro”, i shkruan ata një biznesmeni të njohur në kryeqytet, me të cilin pasi shkëmbyen disa mesazhe, kishin lënë takim në një qendër tregtare.
Florian Gjergji që dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi i kishte thënë dy nga bashkëpunëtorëve të tij të shkonin në qendër tregtare, të takim biznesmenin dhe t’i thoshin “kemi ardhur të marrim pakon”. Por ata nuk ishin në dijeni të faktit se “preja” e tyre kishte lajmëruar policinë.
Me të mbërritur në qendrën tregtare, policia i kapi në flagrancë dhe i prangosi.
Të arrestuarit janë Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata, ndërsa Gjergji vijon të jetë në arrati.
Prej disa muajsh, ai është shpallur në kërkim, pasi është përfshirë në skema të tjera mashtrimi, ku shënjestrat kanë qenë biznesmenë të ndryshëm.
/a.r