Bashkëjetuesi i Luljeta Prezës është vënë në pranga, ditën e sotme. Bëhet e ditur se 24-vjeçari, Eridon Patlli, është arrestuar pasi një vajzë 15-vjeçare që ishte prezente në momentin kur Preza u sulmua me thikë, ka treguar para autoriteteve se ai e shfrytëzonte 32-vjeçaren për prostitucion.
Kallëzimin, e mitura e cila është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” e ka bërë ditën e djeshme.
Kujtojmë se ditën e djeshme janë arrestuar edhe dy autorët e dyshuar të vrasjes së 32-vjeçares.
Sipas policisë, në pranga u vunë A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet, rezulton se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët e dyshuar rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit në Durrës.
Sherri ndodhi pasi ata kishin konsumuar kokainë së bashku me tre vajza të tjera, mes tyre edhe 15-vjeçarja që bëri kallëzimin për bashkëjetuesin e viktimës.
22-vjeçari i arrestuar dhe 45-vjeçari Y. G. kanë goditur me thikë Prezën, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.
/a.r