Administratori i një vile në Itali kërkon ndihmë nga autoritetet për gjetjen e një grupi turistësh gjermanë, të cilët dëmtuan rëndë një statujë të vjetër dhe me vlerë dhe u larguan në fshehtësi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin teksa dy prej turistëve hyjnë brenda shatërvanit për të dalë foto me statujën e “Domina” dhe një i tretë që i shtynë ata, duke i bërë që të rrëzohen bashkë me veprën e artit të artistit Enrico Butti.
Administratori Bruno Golferini, tregon se statuja është 150 vjeçare dhe kushton mbi 200 mijë euro, ndërkohë që riparimi i saj është shumë i vështirë.
Ai ka ngritur një akuzë ndaj 17 turistëve gjermanë, të cilët kishin marrë me qira vilën.
/a.r