Ditën e sotme policia ka finalizuar operacioni policor antidrogë të koduar “Dealer” nga i cili ka rënë në pranga 32-vjeçarin, Abdyl Kacaca banues në Durrës.
Bëhet e ditur se i riu shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit. Policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r