Mund të duket e padëgjuar, por në Bernareggio të Italisë, një grup hajdutësh kanë grabitur një pishinë të çmontueshme me përmasa 10 me 5 metra.
Giornale di Monza, të cilat intervistuan pronarin e pishinës sqarojnë se midis orës 23:00 të së mërkurës 26 korrik dhe 05:00 të mëngjesit të së enjtes 27 korrik, hajdutët hynë në kopshtin e vilës për të vjedhur pishinën.
Ajo çka duket e pabesueshme është se pishina ishte e mbushur me 55.000 litra ujë, të cilat u shkarkuan nga hajdutët dhe më pas u çmontua.
Duke pasur parasysh madhësinë e pishinës, kriminelët ndoshta përdorën një automjet të rëndë për ta ngarkuar, e madje sipas pronarit kanë vjedhur edhe pompën.
“Iu është dashur gjithë nata, sepse ky është një operacion që kërkon shumë kohë”, tha ai me hidhërim për të përjavshmen vendase.
Ka qenë një fqinj që kuptoi se pishina ishte zhdukur nga kopshti dhe njoftoi pronarin në mëngjes. “Askush nuk ka parë e dëgjuar asgjë”, shpjegon viktima.
Hajdutët duket se janë lodhur aq shumë për të hequr pishinën, saqë kanë konsumuar edhe pijet e ushqimet në një frigorifer që pronari i shtëpisë mbante jashtë.
“Ata morën vetëm pishinën dhe pompën, nuk prekën as një nga produktet që përdor për pastrimin e ujit. Kjo më bën të mendoj për një vjedhje të studiuar, pothuajse sikur të ishte porositur, sepse po ashtu pishina ishte krejt e re, atë ditë e kisha blerë dhe montuar”, shtoi ai.
/a.r