Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, prej disa ditësh ndodhet me pushime në Shqipëri me familjen e saj.
Ajo ka ndarë disa foto duke shijuar vendin tonë me peisazhe mahnitëse, ushqimin apo edhe shoqërinë e mirë.
Këtë herë ka postuar një foto familjare në Intagram, nëna e saj, Anesa. Babai Dukagjini, motra Rina dhe vëllai Gjin, duket të lumtur dhe shumë të pashëm sigurisht, nën shoqërinë e njëri tjetrit. Look-u i Duas duket mahnitës. Ajo ka veshur një fustan të bardhë dy pjesësh.
Në një postim tjetër të Duas, ata shfaqen të qeshur duke shkëmbyer puthje.
Nuk është hera e parë që Dua zgjedh të pushojë në vendin tonë, i cili shquhet për ujërat e kristalta dhe bukuri natyrore magjepsëse. Është vera e tretë radhazi që ylli me famë ndërkombëtare zgjedh Shqipërinë për pushime, përkatësisht jugun e vendit.
Këngëtarja gjatë vitit të kaluar mori edhe nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj./m.j
View this post on Instagram