Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ngriti sot një padi për shpifje kundër një muzikanti rock që e quajti atë “fashiste”.
Gjatë një koncerti pranë Torinos muajin e kaluar, muzikanti Brian Molko hodhi një sërë ofendimesh ndaj Melonit, duke thënë se ajo ishte, ndër të tjera, një “raciste” dhe një “fashiste”, raporton Politico.
Autoritetet vendore e denoncuan në prokurori, pas së cilës ndaj Molkos u hap një hetim zyrtar për “mosrespektim të institucioneve”.
Brian Molko është një muzikant skocez-amerikan i lindur në Belgjikë, i cili është vokalisti kryesor i grupit rock “Placebo”.