Ndezi zjarr në tokën pronësi të tij, për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, por u dogjën 4 dynym tokë arë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Manati të Lezhës.
Policia vuri në pranga 51-vjeçarin, banor të fshatit.
Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës./m.j