Një zjarr ka rënë sot pasdite në fshatin Kalivaç të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë.
Nga zjarri janë djegur 5 hektarë me shkurre, vreshta e pemë frutore, ndërsa janë rrezikuar 5 banesa, por që për shkak se ndodheshin pranë rrugës zjarrfikësit kanë mundur të mbajnë flakët larg tyre.
Zjarri është izoluar në pjesën më të madhe dhe po punohet për shuarjen e plotë të tij.
/f.stafa