Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për familjen Kaçi në Hamallaj. Kujtojmë se të dielën Pjetër Kaçi dhe 4 djemtë e tij u konfliktuan me ish-gardistin Martin Nikolla dhe familjarët e tij.
Ngjarja dyshohet se ndodhi për një rrugë kalimi që shpeshherë ka shkaktuar përplasje mes dy familjeve. Pasi u përplasën fizikisht, Nikolli qëlloi me armë në ajër. Pas ngjarjes ai u përjashtua nga radhët e Gardës.
Bashkë me gardistin, policia njoftoi edhe arrestimin e një të afërmi të tij, që po ashtu u përfshi në konflikt.
Ai është Afred Nikolla dhe akuzohet për kanosje, plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike.
/f.stafa