Më 4 gusht, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Përmes një njoftimi, mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë analiza për zgjedhjet e 14 majit, teksa mes të tjerash Berisha porosit që të gjithë anëtarët të bëjnë çmos që të jenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit.
Njoftimi i zyrës së Berishës:
Kryesia e PD merr vendim për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar. Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen.
Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse./m.j