Pas një konflikti për motive të dobëta në plazhin e Divjakës, 43-vjeçari me iniciale A.V. ka plagosur me biçak një 45-vjeçar dhe djalin e tij 18 vjeç. Babë e bir ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë veprimeve policore është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i 43-vjeçarit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/f.stafa