Një person është gjetur i pa jetë ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se personi i vdekur është gjetur në zonën e quajtur Qafa e Dushkut në fshatin Kotë.
Dyshohet se personi ka pësuar aksident dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ai është drejtuesi i makinës tip “Toyota”, ku pasi është përplasur, nga forca e përplasjes trupi ka dalë nga makina dhe ka rënë në rrugë pa jetë.
Ndërkohë që deteje të tjera pritet të bëhen publike shumë shpejt. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen./m.j