Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas bisedimeve me homologun kroat.
Në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi këtë muaj, Kroacia zgjeroi një ofertë për të përdorur rrjetin e saj hekurudhor dhe portet përgjatë detit Adriatik si rrugë alternative për transportin e grurit ukrainas./m.j