Gjithnjë e më shpesh nga Vjena po raportohen raste kur qytetarët kanë rënë pre e vjedhjes së parave. Nuk bëhet fjalë për ‘xhepistë’ por mashtrimet në bankomatët e bankave të ndryshme.
Mashtuesit kanë instaluar nëpër ATM disa pajisje për të lexuar të dhënat nga kartat e qytetarëve.
Video e mëposhtme në Twitter është sa e pabesueshme, po aq edhe e tmerrshme. Ajo zbulon sesi në Stephansplatz në Vjenë mashtruesit kanë mbivendosur pikërisht pajisjen kopjuese në portën hyrëse të kartave.
Për më tepër ndiqni videon:
An ATM Skimmer in Vienna pic.twitter.com/8NL2bSPb3G
— Innovation (@InnovationHackn) July 29, 2023