Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, në kryeqytet gjatë ditës së sotme, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pas kërkesës së Gjykatës Speciale atje.
Në reagimin e saj, Policia thotë se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit Dritan Goxhaj, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi.
Reagimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
/f.stafa
Me vrap këta polot tanë, zbatuan Gjykatën e posaçme të Kosovës, “mirë bënë”, por kur policia jonë, i kërkoi Kosovës që të ekstradonte Babalen e Salianjit, ajo Polici (e Kosovls), bëri një vesh shurdh e një sy qorr, dhe Babale Salianji, shkoi ku i deshi kokrra e qejfit….
Atehere, ishte KoqkëMinistër i Kosovës, Ram-ushi (Haradinaj), shoku dhe miku i Likes së Monës…..
A doni më për Belulin o policia jonë ?