Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, por kishte arritur të arratisej.
48-vjeçari joshte vajza nga Rusia dhe Ukrainë për t’i dërguar në Bolonja, duke i gënjyer se do u jepte mundësi që të bëheshin balerina. Por sapo vajzat dërgoheshin në Itali, ato shfrytëzoheshin për prostitucion. Denoncimi për shqiptarin ka ardhur nga një prej viktimave, e cila arriti të largohej prej grupit kriminal.
Aktualisht autori ndodhet në burgun e Croneos në Bolonja, në pritje të veprimeve të mëtejshme nga autoritetet italiane.
/f.stafa