Tre policë kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Suharekë – Prizren.
Policia njofton se tre policët kanë qenë në veturë civile teksa ishin duke shkuar për në punë.
“Sot me datë 31.07.2023 rreth orës 06:46 policia ka marr informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovcë. Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile. Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën”, bëhet e ditur në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, si pasojë e aksidentit tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.
/a.r