Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse maxhoranca nuk reflekton, atëherë parlamenti do të shkojë drejt dezintegrimit dhe shkatërrimit të plotë. Berisha ka akuzuar maxhorancën se ajo po del sipër ndarjes së pushteteve, duke kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ish kryeministri ka kërkuar që të miratohet dekriminalizimi dhe të bëhet menjëherë i mundur procesi i “dekusarizimit” të parlamentit.
“Pas dy vitesh debat kryesor për krimin dhe dekriminalizimin janë aktet më të shëmtuara
Bazuar në doktrinën e krimit, ju lejoni vrasës, i sillni ata në parlament për ti thënë opozitës ja ku i keni dhe kështu mendoni se do fitoni kundër nesh… por ju po shkatërroni parlamentin.
Të njëjtin qëndrim ju mbani ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese… ky7 vrprim është, po ju them zoti kryetar, është një puç, një grusht i shtetit brenda shtetit. Është e tmerrshme kur parlamenti i merr pushtetin një isntitucioni që është propozuar të jetë themelor në shtetin ligjor. Duke ju marrë pushtetin gjykatës kushtetuese për hir të Koços dhe të tjerëve, ju asgjësoni republikën e cila është bërë në bazë të ndarjes së pushtetit. Për hir të Koços, të Valit, të Spahiut e të tjerëve me rradhë.
Ju dëshmoni në këtë mënyrë se parlamenti nuk mund të funskionojë pa dekriminalizimin e parlamentit, ky i fundit nuk mund të funksionojë.
Çfarë detyre kemi ne? Ne vetëm pushtet moral kemi si opozitë.
Jua them me keqardhjen më të madhe, jam njeri që e dua parlamentin, por parlamenti është buzë katastrofës dhe dezintegrimit. Po them që është ditë e zezë për Shqipërinë nëse ai dezintegrohet. Parlamenti nuk mund të ekzistojë me njerëz që sillni ju, që sapo kanë vrarë apo sapo kanë plagosur.
Është koha që të reflektoni përpara se parlamenti të shkojë drejt dezintegrimit të plotë.”- tha Berisha.