Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00 ne afërsi te vendit të quajtur “ Qafa e Koshovicës” ne Fier, në aksin Fier- Levan.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën ndërkohë që si pasojë e përplasjes mjeti prej mjeteve, ka përfunduar ne kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar rëndë ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me dëme te konsiderueshme materiale.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se përplasja e fortë ka sjellë edhe vështirësi ne qarkullimin e automjeteve, në një aks me frekuentim të madh gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, si një ndër rrugët që lidh Fierin me Levanin e më pas me autostradën drejt jugut.