Operacioni “Metamorfoza”, i zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit çoi në arrestimin e Pëllumb Gjokës, Astmer Bilalit dhe personazheve të tjerë të botës së krimit në Lezhë dhe Shkodër si dhe dy zyrtarët e Drejtësisë Xhevahir Lita e Olti Bistri.
“Metamorfoza” ishte një emër simbolik dhe shumë domethënës i këtij operacioni, pasi prokurorët morën shkak nga profili që kishin në publik disa prej emrave të arrestuar.
Si Pëllumb Gjoka që nga njëra anë prezantohej si sipërmarës i sukseshëm në lojrat e fatit dhe investitor strategjik dhe nga ana tjetër si një personazh i lidhur me botën e erët të krimit të organizuar dhe si një financues vrasjesh.
Një shndërim i njeriut brenda një kohe të shkurtër dhe hyrjen e tij në një botë të erët, të pisët, kërcënuese dhe gjakatare.
Këtij njeriu që shpirti i tij i dhembshur, jeton brenda trupit të një insekti të përbindshëm, të shëmtuar dhe të neveritshëm njëherësh që shkakton pa pushim edhe dhimbje njerëzore.
/f.stafa