Makina e Kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili është përfshirë nga flakët në orët e vona të mesnatës, teksa policia dyshon se ngjarja është e qëllimshme.
Automjeti i tipit Benz, ishte i parkuar pranë spitalit të Peshkopisë, aty ku kryebashkiaku ka dhe shtëpinë.
Policia mbërriti në vendngjarje e po hetohet për shkaqet e rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Ndërkohë vetë kryebashkiaku bën me dije se automjeti përdorej nga djali i tij.