Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike
Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 02.03.2016, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Saimir Dervishi , 44 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:
Më datë 02.03.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në vijën e dytë, në mjetin tip Citroen me targa AA 384 MZ, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 21 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë” parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.