Mbahet sot në Tiranës tryeza e rrumbullakët me temë “Bashkëpunimi rajonal në çështjet penale” ku përveç drejtuesve të krerëve të drejtësisë shqiptare marrin pjesë një delegacion nga Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë dhe Gjykata e Lartë e Malit të Zi, të cilët janë ftuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhazair Zaganjori.
Në këtë tryezë, ku do të marrë pjesë dhe Ministri i Drejtësisë Z. Ylli Manjani, do të jenë të pranishëm së bashku me anëtarët e delegacioneve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, edhe anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Në tryezë do të diskutohen tema si; Lufta kundër krimit të organizuar dhe (trafikimi i qenieve njerëzore, lëndëve narkotike, etj.); Ekzekutimi i vendimeve penale në nivel rajonal (njohja e vendimeve penale, ekstradimi, etj.); Ndihma juridike në procesin penal (letër-porositë, njoftimet, marrja e provave, etj.); Standardet ndërkombëtare në unifikimin e praktikës gjyqësore në fushën penale).