Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në garën për për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokraike, në Bashkinë e Delvinës.
Burimet bëjne me dije se nga 336 votues, kanë marrë pjesë në zgjedhjen për kreut e ri të PD-së në këtë bashki 194 prej tyre.
Nga numërimi i votave ka rezultuar se Lulzim Basha ka marrë 150 vota, Gjergj Hani 38 vota, ndërkohë që 6 fletë kanë dalë të pavlefshme.
ujtojmë se në një deklaratë të dhënë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor, kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, bëri me dije se pjesëmarrja me të dhënat e grumbulluara deri në orën 17:00 ishte 13 700 votues, ose 54% e listave të anëtarëve të Partisë Demokratike.
Sipas tij procesi i votimit do të vijojë vetëm në ato qendra ku mund të ketë persona jashtë qendrave të votimit që presin të shprehin vullnetin e tyre./m.j