Arrestohet një shtetase për ndërtim pa leje. Raportim i ardhur në aplikacionin Komisariati Dixhital.
Me datë 02.03.2016, rreth orës 12:40, në aplikacionin e Komisariatit Dixhital, ka ardhur një raportim për një ndërtim pa leje, në zonën e Paskuqan 2, tek Vreshtat.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ku kanë konstatuar se në një banesë private po bëhej një ndërtim shtesë.
Pas verifikimit të dokumentacionit, ka rezultuar që ky ndërtimi që po kryhej në banesën e shtetases Zizie Hoxha, nuk kishte leje përkatëse.
Arrestohet në flagrancë shtetësja :
– Zizie Hoxha, 62 vjeçe, banuese në Tiranë
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal.