Një guvernator në Ukrainë e ka riemëruar një rrugë, e cila dikur nderonte themeluesin sovjetik, Lenin, duke ia vënë emrin e pjesëtarit të bendit “Beatles”, John Lennon.
Hennadiy Moskal, kryetar i Zakarpattias, njoftoi se ai e ka nënshkruar një dekret për riemërimin e rrugës në fshatin Kalyny, rreth 20 kilometra nga kufiri lindor me Bashkimin Evropian.
Ai tha se gjithsej 10 rrugëve u janë ndërruar emrat, duke u thirrur në ligjet e ashtuquajtura të “dekomunizimit”. Në muajin shkurt, parlamenti aprovoi ndërrimin e emrave të 175 qyteteve, fshatrave dhe distrikteve përgjatë vendit dhe i zëvendësoi ata me alternativa të tjera jo-sovjetike.