Dhoma e Ulët e parlamentit spanjoll votoi sot në mbrëmje kundër socialistit Pedro Sanchez në postin e kryeministrit.
Pedro Sanchez, i cili mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Spanjole (PSOE) mori 130 vota pro, falë deputetëve socialistë dhe të qendrës, 219 vota kundër, në sajë të deputetëve të djathtë, të Podemosit (e majta radikale) dhe të indipendentistëve.
Në votim pati vetëm një abstenim.
Ai do të verë sërish kandidaturën të premten në mbrëmje, më shumë se dy muaj pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 20 dhjetorit.