Sali Berisha ka komentuar gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët edhe zgjedhjet që do të zhvillojë të shtunën grupimi që mbështet Lulzim Bashën.
Berisha u shpreh se është besimplotë se demokratët nuk do të pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Qëllimi, sipas tij, është që ata të krijojnë një patericë të tyre.
“Kam besim të plotë tek demokratët, idealet e tyra demokratike, se nuk do ia njoin vetes, nuk do pranojnë të bëhen pjesë enjë skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, të turpshëm, me të cilin ata nuk kanë qellim tjetër vetëm të krijojnë një patericë të tyre, njëlloj si bëri Ramiz Alia në vitin ’91 që shpalli Frontin, apo organizatën e Gruas, organizata elektorale. Jam i bindur që demokratët do të qëndrojnë në lartësinë e idealeve të tyre”, u shpreh Berisha.
/f.stafa