SPAK, mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e arrestimeve të disa zyrtarëve të policisë së shtetit, biznesmen, elementë të krimit të organizuar dhe njëherësh i ka dhënë fund fazës së kontrollit të disa banesave në Tiranë, Kukës, Laç, Velipojë dhe Shkodër.
Në total janë 14 masa sigurimi, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga policia, ndërsa disa janë shpallur në kërkim. Akuzat janë për “Vrasje me paramendim” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ”Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje e sekretit hetimor”. Ndërsa shumë persona, mes të cilëve Safet Bajri, Ilir Bajri, Erogen Vaso alias (Brajoviç) u shoqëruan në ambientet e policisë, të cilët pasi janë marrë në pyetje më pas u lënë të lirë.