Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë ende i ndikuar nga politika dhe korrupsioni, është thënë të mërkurën në hapjen zyrtare të programit për fuqizimin e sektorit të drejtësisë nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në konferencën për media, të organizuar për këtë projekt, kanë marrë pjesë përfaqësues të USAID-it, Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.